Ora News – Ndërkombëtarët i propozojnë Bashës ofertën e 25 prillit për daljen nga kriza

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot gjatë mesditës një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij, i cili nuk është thirrur prej rreth dy muajsh. Mbledhja erdhi një ditë pas deklaratave të deputetëve Topalli, Selami dhe Bregu, të cilët kritikuan lidershipin e PD-së për mos konsultime me grupin parlamentar rreth bojkotit të Parlamentit.

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn i ka deklaruar grupit parlamentar të Partisë Demokratike se zgjedhjet do të njihen pavarësisht se nëse merr ose jo pjesë Partia Demokratike.

Ora 20:10 Daul, Hahn e Mcallister propozojnë përsëri ofertën e 25 prillit

Tre eurodeputetet, Daul, Hahn e Mcallister i kanë ofruar opozitës përsëri ofertën e datës 25 prill që kishte të bënte me tërheqjen e 4 ministrave dhe zëvendësimin e tyre në mënyrë konsensuale me ministra teknikë, dhënien e drejtimit të KQZ PD, Avokati i Populli të jetë i propozuar nga PD dhe drejtuesi i policisë së shtetit dhe nëndrejtori të jenë emra konsensualë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mbledhje-urgjente-me-grupin-parlamentar-ne-oren-1830/

Share This Video


Download

  
Report form