Himara çel sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur sezoni turistik në Jug të vendit, e saktësisht në Pilur, ku bashkia e Himarës së bashku me Ministrinë e Turizmit, mirëpritën në një festival të gjithë të apasionuarit pas sporteve, por edhe traditës.Në tre ditë, ?South Outdoor Festival? prezantoi për turistët shqiptarë e të huaj më të mirën e natyrës së jugut, etnografisë e kulinarisë së këtyre anëve. Pritja ishte me thesarin e këtyre anëve, isopolifoninë.Panairi i organizuar nga artizanët dhe banorët e zonës prezantonte edhe më shumë, nga vaji i ullirit me erëza që ndoshta nuk i keni dëgjuar e deri tek bizhutë me materiale te riciklueshme.Piluri në tre ditë nuk ishte vetëm vendi i të rinjve që niseshin për më shumë adrenalinë në një terren të vështirë, por edhe i fëmijëve, të cilët kishin këndet e tyre të argëtimit.Përtej kushteve të vështira, organizimi ishte i mirëpërgatitur, nisur nga transporti e deri tek energjia elektrike që i dha dritë malit deri në orët e vona të mbrëmjes ku muzika live jehonte.Për kryetarin e Bashkisë Himarë, ky festival do të kthehet në traditë.?South Outdoor Festival? e kane vizituar edhe ministrat Milva Ekonomi e Damian Gjiknuri, që i janë bashkuar premtimit të Goros, me qëllimin e vetëm që sezoni turistik në jug të vendit të zgjasë më shumë nisur nga maji, ku terreni ofron shumë për sportdashësit.

Share This Video


Download

  
Report form