Report TV - Gara elektorale e 18 qershorit kandidatët në sitën e dekriminalizimit

Report TV 2017-07-05

Views 2

Pas publikimit zyrtar nga selitë politike dhe dorëzimit të listave në komisionin qendror të zgjedhjeve të gjithë kandidatët për deputet në garë për zgjedhjet e 18 qershorit do ti nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit.

Prokuroria e përgjithshme e kontaktuar nga ReportTv sqaroi se aktualisht stafi i njësisë së dekriminalizimit është në pritje të çdo kërkesë që do të paraqitet pranë tyre për verifikim të thelluar nga KQZ-ja e cila ka tagrin për të bërë kontrollin paraprak.

Zyra e shtypit po ashtu sqaroi se çdo informacion që do të përcillet nga qytetarët që kanë dijeni për të shkuarën e kandidatëve në garë do të trajtohet maksimalisht dhe brenda një periudhe të shkurtët do kryhen verifikimet përkatëse nëse preken apo jo nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit 138/2015 për garantimin dhe integritetin e funksionarëve publik dhe personave të zgjedhur KQZ do të kërkoj nga zyra e gjendjes civile dhe ajo e gjendjes gjyqësore nga e Marta të gjitha të dhënat që ka për kandidatët e prezantuar.

Share This Video


Download

  
Report form