Klajdi Sahatçiu e Vlorent Xhafaj dy instrumentistët shqiptarë të njohur në skenat botërore i kanë dedikuar vendit të tyre Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Different Trains, që ka çelur siparin më 29 prill. Tradita e nisur një vit më parë po merr jetë në Shqipëri me një ekip artistësh të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë. Klajdi Sahatçiun e Vlorent Xhafaj i gjejmë për t?i intervistuar në një det tingujsh gjatë provave së bashku me pianistin Davide Cabassi.
Vlorent Xhafaj shprehet se ky edicion vjen me temën Beethoven-it që i dedikohet periudhës së parë te simbolit të muzikës botërore.
?Koncerti i radhës është me 3 maj në orën 19:00 në Katedralen Ortodokse. Kam kënaqësinë të luaj në këtë koncert dhe të ndaj skenën me dy miq dhe artistë të mrekullueshëm siç janë pianisti Davide Cabassi dhe violinisti Klajdi Sahatçi. Vepra muzikore sado kryevepër të jetë ekzistojnë vetëm në libër dhe sado rëndësia e tyre shumë e madhe, rëndësi të madhe ka edhe interpretuesi që është ai që e përcjell tek njerëzit. Ajo nuk është e gjallë nëse nuk i jep jetë dikush që e luan, kështuqë edhe përzgjedhja e artistëve është mjaft e përzgjedhur, mjaft e spikatur sipas meje?, tha Xhafaj.