Rikthehet ?Festa e gjethes? në qytetin e Beratit. Festa që mbahet në kohën kur gjethja e rrushit shpërthen, e me to zonjat e shtëpisë bëjnë japrakët e parë të vitit, ishte një traditë e ndërprerë për më shumë se 6 vjet.
Kjo traditë ka marrë jetë këtë fundjavë në qytetin e Beratit, ku ishin të pranishëm diplomatë e personalitete të artit.
Promovimi i kësaj tradite është mbështetur nga zëvendës ambasadori i Kinës në vendin tonë, Bani Yunbin. Diplomati kinez u shpreh se me traditat, bukuritë natyrore dhe gatimet e Beratit po i tërheqin çdo ditë e më tepër vizitorët nga Kina.
?Po është një eksperiencë shumë e veçantë për ne dhe shpresojmë që të kemi shans të shikojmë produktet tuaja dhe jo vetëm unë, në të ardhmen gjithnjë më shumë turistë kinez dhe konsumator kinez dhe që mund të shijojnë dhe produktet e verës shumë të mirë shqiptare, tamam në kinë ose në Shqipëri, tamam si në Shqipëri?, tha Bani Yunbin.