Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën e Kombinatit bashkia e Tiranës nisi ndërtimin e një këndi lodrash të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky është këndi i 15 i ndërtuar nga ky institucion por i pari për për këtë kategori fëmijësh për t?i dhënë mundësi të vegjelëve argëtim me një infrastrukturë tërsisht për të lehtësuar lëvizjen e tyre.
Veliaj: ?Më vjen mirë që shumë pranë qendrës së Kombinatit po fillojmë punën për këndin e parë të kodrave, i përshtatur edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për fëmijët që mund të kenë nevoja të terapisë mendore, me autizëm ose me sindromën doan. Për herë të parë kemi një kënd lodrash, i cili përfshin të gjithë fëmijët, edhe për të gjithë nevojat që ata kanë?.
Krybashakiku në këtë zonë dha lajmin se shumë shpejt do të fillojnë punimet për zonën që lidh Kombinatin me Sharrën, si dhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës.
Veliaj:? Ka qenë një eksperiencë e vështirë për të gjithë ata që në këto vite kanë hasur problematika nga më të ndryshme në varrezat e Sharrës, duke filluar nga uji, te papastërtia, ferrat, por mbi të gjitha problemet me zaptimin e hapësirave. Ne mirë që zaptojmë tokën e të gjallëve, por zaptojmë edhe tokën e atyre që nuk jetojnë më. Kjo do të marrë fund dhe besoj për punë ditësh, do të fillojmë, siç kemi bërë model varrezat e Tufinës, ashtu do të jenë edhe varrezat e Sharrës?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-kendit-te-lojerave-per-femijet-me-aftesi-ndryshe/