Tepër i emocionuar Ilir Meta i cili ka folur për herë të fundit si kryetar i LSI përpara anëtareve të komitetit të përgjithshëm drejtues të forcës që themeloi dhe drejtoi për 13 vjet. E ka quajtur sakrificë marrjen e detyrës së Presidentit, por lajmëroi se shkëputja nga LSI është vetëm e përkohshme.
?Do e dorëzoj kartën te sekretari Brahimllari dhe ma mbani mirë, ma mbani mirë dhe LSI se do më detyroni ta bëjë si Sharoni që beri parti 76 vjeç?
Kjo ishte përgjigjja për të gjithë ata që Meta thotë se shqetësohen se çfarë do të ndodhe me LSI, mes tyre edhe vajza e tij.
Meta dhe Petrit Vasili që duket se do të marrë miratimin e Konventës Kombëtare të LSI për ta pasuar në postin e kryetarit, kërkuan angazhim maksimal për të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme, me gjuhen e një Presidenti Ilir Meta i kërkoi demokratëve të përfshihen në këtë proces.
Qëndrimi gjithëpërfshirës ai thotë se nuk e bën më shumë demokrat, duke i kthyer kështu përgjigje ngacmimeve që i kanë ardhur disa herë gjatë javëve nga kryeministri Rama./TV KLAN