Report TV - 3 vaksina të reja në Shqipëri ja për cilat mosha e sëmundje

Report TV 2017-07-05

Views 23

Në Shqipëri do të hyjnë në kalendarin kombëtar të vaksinave 3 vaksina të reja, ajo variçelës, rotavirusit dhe vaksina që parandalon kancerin ën qafën e mitrës tek femrat.

Kjo u konfirmua për Report Tv nga doktoresha Eugenia Tomini Erindi, shefe e sektorit të epidemiologjisë të sëmundjeve efektive.

?Në lidhje me vaksinën e variçelës po punohet edhe nga ana epidemiologjike janë bërë vlerësimet e duhuara qoftë në hasjen e rasteve me varicelë në moshën e fëmijërisë. Variçela është një sëmundje që në gjuhën e popullit quhet lija.

Fëmijët përveç infektimit nga varicela mund të kenë edhe komplikacione pulmonare apo në bazë të uljes së imunitetit fëmijët mund të jenë të prirur për të marrë edhe infeksione të sipërme apo të poshtme respiratore.

Vendosja e kësaj vaksine parandalon shfaqjen e variçelës në moshën e fëmijërisë. Ndërsa vaksina tjetër është vaksina e Human Papillomavirus që frenon kancerin në qafën e mitrës tek femrat.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS