Pas denoncimit të Report Tv se kabinat elektrike me dyer të hapura në Tiranë janë rrezik për jetën e banorëve dhe endacakëve që i përdorim ato për strehim, ka ardhur edhe reagimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në këtë kabinë të tensionit të mesëm në rrugën Zef Jubani, OSHEE ka marrë menjëherë masat për ta siguruar atë, duke e kyçur.
Në njoftimin drejtuar Report Tv, OSHEE shkruan se ?po ndjek me shqetësim situatën e dëmtimit me qëllim të kabinave, për qëllime të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm.