ELBASAN-Një aksident mesditën e sotme i ka marrë jetën një të riu.
Viktima është Domeniko Muho 27 vjec banues ne Elbasan.
Motori me targa AP 200 me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë tip 'Ford' që drejtohej nga I.Sh. 61 vjec në lagjen "Emin Matraxhiu".
Drejtuesi i motorit u dërgua për ndihmë mjekësore në Tiranë, por ndërroi jetë duke mos u mbijetuar plagëve.