Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Burrat nuk duhet të lejojnë dhunimin e nënës, gruas apo bijës së tyre e për të arritur këtë ata duhet të jenë më të përfshirë në çështjet e barazisë gjinore. Referuar të dhënave të studimit ?Fjalë burri? rezulton se në Shqipëri ka ende nevojë për më shumë liri dhe barazi gjinore.
1417 qytetarë, mes të cilëve 694 djem e vajza dhe 723 i janë përgjigjur pyetësorit në studimin ?Fjalë burri?, i cili kishte si qëllim angazhimin e burrave dhe djemve në çështjet gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, u bëri apel burrave që të mos lejojnë në asnjë rast dhunimin e nënave, motrave apo bijave.
Olta Xhaçka: Bashkëshortët, vëllezërit dhe bijtë nuk mund të tolerojnë keqtrajtimin, mosrespektimin dhe degradimin e vajzave dhe të nënave, të motrave apo të nënave të tyre.
Sipas ekspertes dhe një ndër autorët e studimit, Enkeleida Tahiraj, të dhënat e studimit do të ndihmojnë në uljen e rasteve të dhunës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhacka-burrave-mos-lejoni-dhunimin-e-nenes-motres-a-bijes/