Në më shumë se tre dekada karriere, Bakie Baboçi dhe Marilda Furxhi i dhanë zë me dhjetëra personazheve në Teatrin e Kukullave. Edhe pse portreti i tyre fshihej pas karaktereve si Kacamistri, Kokëkashta, Gishtëza apo Hirushja, ato nuk do të ishin ende të gjalla në kujtesë pa forcën interpretuese të aktorëve të Teatrit të Kukullave. Sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kontributin e Bakie Baboçit dhe Marilda Furxhit e vlerësoi me titullin ?Mjeshtër i Madh?.
Kontributi i dy aktoreve nuk mbeti asnjëherë brenda mureve të Teatrit të Kukullave. Dy aktoret janë angazhuar në edukimin e fëmijëve përmes artit.
Tv Klan