Ora News - Ekspertët kundër ndërtimit të HEC-it mbi Vjosë

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup studiuesish shqiptarë e të huaj pasi kanë kryer studime në zonën e Vjosës ku është parashikuar ndërtimi i hidrocentralit të Kutës, kanë dalë në një zë kundër tij. Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë të rishohë projektin dhe të ndërmarrë një studim të detajuar të dëmeve që do ketë hidrocentrali në zonën e pasur të Pocemit, para se të nisë ndërtimi i HEC-it.
30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj te ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia kane studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative qe pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit. Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në 5 km gjatësi dhe 2 km gjerësi në afëri të fshatit Kute, që është parashikuar të përmbytet nga rezervuari i diges nese heci i Pocemit do të ndertohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hec-i-i-kutes-ekspertet-ndikimi-ne-mjedis-eshte-teper-i-madh/

Share This Video


Download

  
Report form