Report TV - Dështimi i negociatave, Rama: Bashës i hapëm krahët, s'erdhi

Report TV 2017-07-05

Views 0

Kryeministri Rama zhvilloi sot në Korçë një takim me të rinjtë socialistë të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kreu i qeverisë iu referua dështimit të negociatave me opozitën në prani të ndërkombëtarëve McAllister dhe Fleckenstein, duke akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Rama tha se opozitës iu bënë lëshime për t'iu kthyer normalitetit politik, por i refuzoi ato, duke këmbëngulur te qeveria teknike, ndërsa nuk kanë pranuar as të votonin ligjin e Vettingut.

?Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.

Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t?i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s?bisedohen këto.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS