Kthesa në degëzimin rrugor mes rrugës së Elbasanit dhe rrugës Danish Jukniu në Sauk, është burim aksidentesh, duke u kthyer në rrezik të vazhdueshëm për banorët e kësaj zone.
Njëri prej të aksidentuarve është edhe Riza Aliaj, i cili thotë se banorët e zonës e kanë ngritur shqetësimin disa herë, por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre.
?Në këtë rrugë kanë 7 vdekur dhe 14 janë plagosur nga aksidentet, një nga ata që kanë shpëtuar jam edhe unë. Ne e kemi ngritur problemin po nuk e ka çarë kush kokën?, shprehet Riza Aliaj
Skënder Hasmeta, instruktor për drejtimin e mjeteve, thotë se kjo kthesë mund të quhet një njollë e zezë për qarkullimin rrugor.
?Ligjet e fizikës nuk pyesin për aftësitë e shoferëve. Kjo është një kthesë e vështirë, me fushëpamje të kufizuar. Shoferët duke ardhur me shpejtësi kryejnë ndalime dhe frenime të gabuara, dikush ka defekte në automjet dhe për pasojë ndeshin aksidente?, thotë Skënder Hasmeta.