Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendës/Presidenti i Partive Popullore Europiane ka shprehur shqetësimin e kërcënimit të zgjedhjeve të 18 qershorit, si pasojë e ngërçit politik në Shqipëri. David McAllister ka reaguar në Facebook për takimet që pati një ditë më parë me zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikës, ndërsa i kërkon kësaj të fundit që të tejkalojë ngërçin politik.
Një ditë pas negociatave të dështuara, Zëvendës/Presidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të shprehur rrezikun që i kanoset zgjedhjeve të qershorit, si pasojë e krizës politike në Shqipëri.
Zyrtari i lartë i Brukselit thotë se në takimet që ka pasur ditën e djeshme, ka vënë re progres në disa fusha, por sërish palët vijojë të mos gjejnë konsensus për krijimin e qeverisë teknike, teksa u bën thirrje palëve politike që të kapërcejnë ngërçin politik.
David McAllister: Kriza serioze politike në Shqipëri, po rrezikon zgjedhjet e planifikuara për t?u mbajtur në qershor. Në Tiranë, ndërmjetësova dje mes qeverisë dhe opozitës. Pati përparim shpresëdhënës në disa fusha. Por nuk ka konsensus për çështjen thelbësore të datës së zgjedhjeve dhe mundësinë e formimit të një qeverie teknike kalimtare. Tani është koha që politika të kapërcejë ngërçin politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mcallister-kriza-politike-rrezikon-zgjedhjet-e-qershorit/