Ora News – Zoja e Shkodrës, restaurohet portreti i Shën Mërisë me Jezusin fëmijë

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Restaurohet në Shkodër ikona e Zojës së Këshillit të Mirë, ndër portretet më të vjetra të Shën Mërisë me Jezusin fëmijë. Në ceremoninë e prezantimit i dërguari i atit të shenjtë kardinali Franc Rode e cilësoi popullin shqiptar ndër më të vjetërit në botë dhe shembull për t?u ndjekur në Evropë, për trashëgiminë kulturore.
Pas 7 muajsh punë intensive nga specialistët e Institutit ?Palazzo Spinelli? në Firence është rikthyer në shtëpinë e vet në Shkodër, ikona e ?Zojës së Këshillit të Mirë? pajtores së Shqipërisë, portret i Shën Mërise me Jezusin fëmijë.
Në ceremoninë e prezantimit përveç drejtuesve të lartë të kishës katolike, ishte edhe i dërguari i atit të shenjtë kardinali Franc Rode, si dhe Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Franc Rode: Shqipëria nuk do të vdes kurrë nga të ftohtit sepse ruan kujtesën e saj historike, legjendat e saj dhe identitetin e saj, kulturor dhe shpirtëror. Shqipëria është një premtim i të ardhmes për të dhënë një mesazh. populli shqiptar është ndër më antikët në evrope, por gjithmonë i ri, dhe duhet të ofrojë një shembull për Evropën dhe mbarë Botën.
Angelo Massafra: Nevoja dhe ngutshmëria për një dialog të ripërtërirë mes politikës dhe etikës, mes bukurisë së vërtetë dhe mirësisë na riparaqiten jo vetëm prej debatit aktual kulturor dhe artistik, por edhe prej realitetit të përditshëm.
Ministrat Kumbaro e Bushati theksuan se vendi ka nevojë për memorien kolektive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zoja-e-shkodres-restaurohet-portreti-i-shen-merise-me-jezusin-femije/

Share This Video


Download

  
Report form