Në fund të fundit, mund të jetë fillimi i një miqësie të bukur. Pas vizitës së mesit të marsit në shtëpinë e bardhë, e shoqëruar nga momente të sikletshme, kur u duk se presidenti Donald Trump nuk i shtrëngoi dorën kancelares gjermane në zyrën ovale dhe shakasë aspak të pëlqyer për përgjimet, këshilltarja e tij më e besueshme, vajza, Ivanka Trump, është nisur drejt Gjermanisë.