Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në afërsi të Sukthit.
Krimi i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës (25 prill) në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas informacioneve të para, dy viktimat ishin duke udhëtuar më makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.
Sipas policisë një prej viktimave është Ervin Dalipaj, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Nuk dihet ende identiteti i viktimës së dytë.
Dalipaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, madje sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por është shtyrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-me-arme-zjarri-ne-sukth/