Ora News - Kërkohej për drogë, shtetasi grek arrestohet në Yzberisht, Tirane

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

\
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa personi i tretë u vu në pranga për përkrahje të autorëve. Operacioni u zhvillua në zonën e Yzberishtit, ndërsa mes personave të arrestuar është edhe një 29-vjeçar, shtetas grek, por me banim në Sarandë.
Të arrestuarit janë:
-Kaman Lumani, 28 vjeç, banues në Përmet
-Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë
? Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan
Policia sqaron se: ?Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit, për kapjen e tyre bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët e narkotikëve në D.V.P.Tiranë. Kaman Lumani dhe shtetasi grek kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim?, dhe strehoheshin në banesën e marrë me qira nga shtetasi Mariglen Coha i dyshuar për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim? dhe ?Përkrahja e autorit të krimit?


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-ne-yzberisht-tre-persona-per-droge-njeri-shtetas-grek/

Share This Video


Download

  
Report form