Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një miting entuziast me të rinjtë e Vlorës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Mitingu i Ramës në qytetin e Vlorës ku ai është zgjedhur deputet, erdhi pas tubimit një orësh të opozitës në mesditë, ku bllokuan për një orë disa prej akseve kryesore rrugore në vend. Nga ky qytet kreu i qeverisë përcolli mesazhe të forta politike.