Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nxënës 18 vjeç ka mbetur i plagosur pas një konflikti me bashkëmoshatarë të tij pranë ambienteve të gjimnazit ?Petro Nini?. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë plagë të thellë në kokë. Ministria e Arsimit apeloi nxënësit, prindërit e mësuesit të bashkëpunojnë kundër dhunës.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të shkollës ?Petro Nini Luarasi?, ku tre nxënës janë përfshirë në një sherr i cili fillimisht ka qenë verbal më pas ka degjeneruar në dhunë.
Si pasojë e sherrit 18-vjeçari Serxhio Lleshaj mësohet se ka marrë dëmtime serioze në kokë.
Nga të dhënat paraprake rezulton se Lleshaj është goditur me mjete të forta dhe ka marrë goditje në kokë nga nxënësit e klasës së 10-të, Serxho Nikolli dhe Frensis Taja.
Drejtoria e shkollës ka marrë masa disiplinore për 2 nxënësit dhunues, përkatësisht ulje në një shkallë të notës në sjellje monitorim të tyre pa afat.
Serxhio Lleshaj është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe vazhdon të jetë i shtruar aty, ndërsa në shkollë janë thirrur për tu sqaruar edhe prindërit e nxënësve që u konfliktuan.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-mes-gjimnazisteve-te-petro-ninit-plagoset-rende-nje-nxenes/