Zbulohet "Zoja e Këshillit të Mirë"

RTV KLAN 2017-07-05

Views 5

550 vite më parë, sipas legjendës, figura e Zojës së Këshillit të Mirë u largua nga kisha rrëzë Kalasë Rozafa, për t'u vendosur në Gjenacano të Italisë.

E njohur edhe si Pajtorja e Shqiptarëve, ajo zbulohet për herë të parë e plotë, në përmasa reale, nga sa jemi mësuar ta shohim.

Një grup studiuesish nga Shqipëria dhe Italia morën pjesë në hulumtimin shkencor. Edlira Çaushi, restauratore dhe specialiste monumentesh thotë se ishte një surprizë.

Teknikat e përdorua janë mikse. Kjo tregon një mënyrë krejtësisht tjetër të punimit të afreskut.

Legjenda thotë se më 25 Prill, 1467 figura e Zojës që gjendej në afresk në një mur të kishës rrëzë Kalasë Rozafa të Shkodrës u shkoq prej vendit dhe e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë, të quajtur De Giorgio e De Sklavis, shkoi e zuri vend në Kishën e Genazzanos në Itali.

Historia e e Zojës së Këshillit të Mirë, apo e Zojës së Shkodrës është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.

"Zoja Kshillit t'Mirë" u shpall "Pajtore e Regjineshë e Shqipnisë" prej Koncilit III Shqiptar, në vitin 1895. Për herë të parë, imazhi i plotë të saj erdhi përmes Konferencës Shkencore Ipeshkvnore, që u mbajt me rastin e 550 vjetorit të shtegtimit të saj në Gjenacano të Italisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS