Report TV - Veliaj në Farkë:Më mirë mbjellim pemë, se sherr e shamatë

Report TV 2017-07-05

Views 0

Bashkia e Tiranës vijon të pasurojë me pemë të reja Parkun e Liqenit të Farkës dhe zonën e Kasharit.

Me ndihmën e Komunitetit Mysliman Shqiptar në parkun e Farkës u mbollën rreth 100 pemë të reja, bli e gështenjë, në funksion të shtimit të hapësirave të gjelbra për banorët e zonës, por edhe për mijëra vizitorë që kanë nisur të frekuentojnë liqenin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga kreu i Myftinisë së Tiranes, Ylli Gurra, mbollën në mënyrë simbolike nga një pemë, si simbol i jetës dhe i shpresës.

?Jam shumë i lumtur që bashkë me kolegët e Bashkisë, të cilët këtu kanë mbjellë 3.000 pemë sipas një programi, çdo fundjavë, për aq sa na lejon stina e mbjelljeve, na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Dy mundësi kemi; o të mbjellim paqe, pemë, dashuri dhe shpresë, ose të mbjellim sherr e grindje mes njëri-tjetrit. Unë besoj se qoftë edhe me simbolikën e 100 pemëve që Komuniteti Mysliman na jep sot, vjen edhe një mesazh fantastik në kontekstin e gjërave që po ndodhin. Më mirë me mbjellë një pemë, duke krijuar një vend pushimi dhe paqeje për komunitetin e Farkës, se sa me mbjellë sherr e shamatë, të cilat nuk sjellin asnjë dobi për vendin tonë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS