Report TV - Korçë, moti i keq shkatërron pemtarinë, fermerët: Po falimentojmë

Report TV 2017-07-05

Views 1

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë dëmtuar masivisht prodhimet bujqësore në disa zona të Korçës.

Në fshatin Dvoran, dhjetëra familje fermere nuk do të marrin prodhim këtë vit si pasojë e dëmtimit të pemëtarisë kryesisht qershi dhe mollë.

Sipas tyre, këto kultura janë dëmtuar në masën 50 % për mollën dhe 80% për qershinë. Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar përkthehet në miliona lekë kosto për ta. Ato tregojnë se asnjë prej parcelave të cilat kishin nisur lulëzimin, nuk ka shpëtuar e padëmtuar duke bërë që prodhimi i tyre, këtë vit jo vetëm të jetë i pakët dhe i dëmtuar por t?u rrezikojë falimentimin, ndërsa shprehen se askush nuk ka shkuar të shohë situatën e tyre

Share This Video


Download

  
Report form