Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të jetë më i larti në rajon. Në një studim që ka bërë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, vërehet se vendi ynë ka taksat më të larta në të gjithë Ballkanin, taksa të cilat e kalojnë me 3 herë vlerën e një litri në momentin që hyn në port. Gjatë vitit 2016-të, çmimi mesatar i një litri pa taksa kushtoi 35 lekë, ndërsa barra fiskale mbi këtë produkt është 88 lekë. Nëse shtohet edhe tarifa e rilicensimit, çdo qytetar paguan do të paguaj në çdo litër naftë 95 lekë taksa, 35 lekë vlerën reale të produktit dhe pjesa tjetër ndahet në shpenzime dhe fitim për tregtarët e karburanteve. (grafik) Sot një litër naftë në Maqedoni kushton 0.8 cent, ndërsa në Mal të Zi e njëjta sasi është 1 euro. 1 euro kushton një litër edhe në Gjermani, Spanjë, Austri, Hungari e Serbi, vende të cilat përdorin cilësinë Euro 5. Çmimi mesatar i një litri naftë në botë është 0.85 cent. Shqipëria rreshtohet në këtë rankim në të njëjtat me çmime Francën, Holandën dhe Zvicrën. Pavarësisht kësaj, të gjitha vendet e Europës që kanë taksat më të larta për produktet që ndotin ambientit, kanë të reduktuar TVSH-në për mjetet e transportit publik.
Tv Klan