Aleati i PD, Agron Duka thyen ?vijën e partisë?.
Ndërsa PD nuk ka hedhur asnjë hap për zgjedhjet e 18 Qershorit, sepse pret të plotësohen kushtet për qeveri teknike, kreu i PAA prezanton kandidaten për deputete të Agrarëve në qarkun e Kukësit.
Duka prezantoi zonjën Merita Hoxha si kandidaten e parë femër për deputete në listë për qarkun e Kukësit.
I pyetur për situatën politike, Duka u shpreh se PD së bashku me aleatët e saj ka ndërrmarë një vendim jo normal pasi sipas tij e tillë është dhe situata.