Ora News – Kallzim penal për Ramën, Ahmetajn dhe Gjiknurin

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet kallzimi penal në Prokurori i anëtarve të Partisë Demokartike në Komisionin Hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Cez. Të paditur janë Kryeministri Edi Rama, Ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ish- Ministri Shkëlqim Cani, Avokatja e shtetit Alma Hicka, Sekretari i Përgjitshëm Enëgjëll Agaci si dhe grupi negociator të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Anëtarët e PD i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetim nga një grup prokurorësh të specializuar.
Anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike në Komisiosionin Hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Cez kanë dorëzuar më datën 18 prill të këtij viti një kallzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme. Kryeministri Edi Rama, Ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ish Minsitri Shkëlqim Cani, Avokatja e shtetit Alma Hicka, Sekretari i Përgjitshëm Enëgjëll Agaci si dhe grupi negociator akuzohen për shpërdorim detyre dhe një dëm financiar prej 650-800 milionë euro.
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor i janë drejtuar me nje letër zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të cilit i kërkojnë realizimin e hetimeve nga një grup prokurorësh të specializuar në bashkëpunim me organe ligjzbatuese apo ekspertë ndërkombëtarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kallzim-penal-per-ramen-ahmetaj-e-gjiknurin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS