TIRANE-Pëllumb Xhufi, Niko Pano dhe tre studiues të rinj Rigers Bakiu, Andi Rëmbeci e Sokol Çunga janë fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2016.
Kryetari i Akademisë se Shkencave Korkuti, pasi çeli ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha se ?kjo ishte një garë e vështirë, ku janë prezantuar rreth 49 vepra shkencore?. Korkuti theksoi se ?janë mbështetur edhe studiuesit e rinj?.
Ja vlerësimet nga Akademia e Shkencave
Në fillim u nda çmimi i karrierës për akademikun kosovar, Idriz Ajeti.
Ndërsa Çmimi ?Çabej? për shkencat albanologjike, i shoqëruar me çekun një milion lekë, iu dha studiuesit të njohur Pëllumb Xhufi, për librin e ri studimor ?Arbërit e Jonit?. Xhufi me këtë libër ka nxjerrë në dritë dokumente nga Vatikani t që hedhin dritë mbi historinë shqiptare. Veç të tjerave libri i Xhufit zbulon shumë enigma mbi historinë e Çamërisë.
Çmimi Radovicka për shkencat natyrore i shoqëruar me cekun një milionë lekë, iu dha Niko Panos, për librin ?Pasuritë ujore të Shqipërisë?.