Report TV - Rama: S'e negociojmë qeverinë PD të vijë të ndryshojmë Kodin

Report TV 2017-07-05

Views 0

Kuvendi ka nisur seancën e kësaj të enjte me debate për zgjedhjen e Presidentit dhe kërkesën e PS-LSI drejtuar KQZ-së për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish nga foltorja e Kuvendit se nuk do të negociojë me opozitën kërkesën e tyre për qeveri teknike. Rama tha se kjo qeveri është mandatuar nga vota e qytetarëve dhe do të jetë në detyrë deri në ditën e mandatimit të qeverisë së re.

Ai ftoi opozitën të ulet në tryezë dhe të propozojë ndryshimet në Kodin Zgjedhore për të rritur besimin e saj te procesi elektoral i 18 qershorit.

"Ne nuk negociojmë për mandatin që na ka dhënë populli. Mandati skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë përpjekje për të goditur destabilitetin e vendit, për të futur vendin në një rrugë paqartësie. Asgjë s'do të ndodhë tjetër, veç asaj që përcakton kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e tyre që të paraqiten përpara tyre me ofertat të cilat gjykohen prej tyre. Ne jemi angazhuar që në fillim për të bërë një reformë zgjedhore shteruese lidhur me të gjitha rekomandimet e bëra nga arbitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR. Dhe kemi qenë e mbetemi të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve, apo ligjet e tjera që mund të lehtësojë psikologjikisht PD dhe mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje përpara shqiptarëve", u shpreh Rama.

Sa i takon kërkesës së PS-LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike, Rama tha se ishte një lëvizje vullnetmirë për të përfshirë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form