Report TV - Sindikatat e hekurudhës shqiptare në protestë,kërcënojnë me grevë urie

Report TV 2017-07-05

Views 1

Përfaqësuesit e sindikatës së transportit hekurudhor janë nisur nga Durrësi drejt kryeqytetit për të protestuar përpara kryeministrisë dhe më pas tek Ministra e Financave për problemet e tyre financiare.

Përfaqësuesit e sindikatës së hekurudhës kërkojnë rritje të pagës minimale sipas kategorisë, rritjen e subvencionit për hekurudhën, hapjen e fronteve të reja të punës si dhe vënien në efiçencë të hekurudhës shqiptare.

Kreu i sindikatës, Osman Meta deklaroi se nëse ministria e linjës dhe kryeministria nuk do të reagojnë, hapi vendimtar është greva e urisë.

Sindikalistët do te ecin në këmbë nga sheshi Shqiponja, drejt kryeministrisë dhe më pas drejt Ministrisë së Financave. Për këtë protestë kanë firmosur paraprakisht sindikalistët e të gjitha rajoneve hekurudhore të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form