Kryeplaku i fshatit Xhaj në Malësi të Madhe është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa një Inspektor po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë qenë në dijeni se në këtë zonë kultivohej kanabis
Policia ushtroi kontroll në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel. Për pasojë në vendin e quajtur ?Stanet e Draganit?, në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë 168 fidanë kanabis, me lartësi nga 2 deri në 5 centimetra.
Për pasojë, policia shpalli në kërkim 61 - vjeçarin me iniciale Rr. P, Kryetar i fshatit Xhaj, ndërsa në gjendje të lirë po procedohet 59 - vjeçari me iniciale D. D, banues në fshatin Ducaj dhe me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor. Të dy këta persona akuzohen për moskallëzim krimi. Policia sqaron se aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./tvklan.al