Nishani, apel palëve për dialog

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e dialogut si rruga e duhur për të mbërritur te kompromisi mes partive politike. Apelin e tij e përsëriti gjatë vizitës në Berat për ditën botërore të monumenteve të kulturës.

Një dita pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, kreu i shtetit tha se nuk mund t'i komentojë ato.

Pas vizitës në qendrën historike të Beratit, Presidenti Bujar Nishani dekoroi disa nga figurat e njohura në trashëgimisë kulturore mes të cilëve edhe përkthyesin e njohur Isuf Vrioni pas vdekjes.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form