“Përtej të figurshmes” në Galeri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zanafilla e këtyre veprave është në vitet ?80. Zinni Veshi nuk i ekspozoi ato në vitin 1992, kur edhe ka takimin e fundit me publikun shqiptar në Galerinë Kombëtare të Arteve, por ua prezanton ato sot si veprat që ju flasin ?Përtej të figurshmes?. Artisti Veshi kthehet në Tiranë nga Neë York-u për këtë ekspozitë që në telajo na prezanton realitetin përmes disa shtresëzimeve.Zinni Veshi: Piktura ime është realiteti im. Fillon nga realiteti ynë I përbashkët dhe pastaj zhvillohet brenda ligjeve të pikturës pra është një proçes që vazhdon përmes shtresëzimeve sa arrin krijon vetveten si muzika apo sinfonia. Është një realitet që e shikojmë të gjithë pastaj hyn në ligjet e artit e të pikturës përndryshe do të ishte ilustrim. Unë marr diçka nga realiteti, kam një ide, e aplikoj në pikturën time dhe kjo është pika ku ndahet piktura nga piktura ilustrative.Krenar Zejno: Këtu ka shumë vend për thellësinë shqiptare të traditës dhe të ikonografisë, është një pikturë e guximshme që në kuintesencën e saj është një tabllo e figurës njerëzore që e bën Zinni Veshin piktor të qenies. Është e vështirë që të ndërtohen shtresëzime të këtij raporti të thellësisë me sipërfaqen. Duke ditur krizën e artit të sotëm, gjithmonë në rang global jo vetëm këtu tek ne, që arritjet e fuqishme ja u hap portën me vështirësi.Pasi Galeria Kombëtare përfundoi me sukses ekspozitën ?Kryeveprat e artit italian të 900-tës?, ky rrugëtim artistik në galeri nuk do të kushtojë aspak për publikun, që do të ketë një muaj kohë për ta vizituar.

Share This Video


Download

  
Report form