LSI paraqet emrat e anëtarëve për komisionet e Vetting -ut

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur sot emrat e saj për anëtarët e komisioneve ad hoc për procesin e Vetting -ut. Në një dalje për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Luan Rama tha se LSI do t'i propozojë parlamentit emrat e Luan Ramës dhe Silva Caku për komisionin e parë, atë me 12 anëtarë. Ndërsa për komisionin tjetër me 6 anëtarë, LSI do të propozojë emrin e Vangjel Tavo.

Rama apeloi që të gjithë aktorët politikë të bëhen pjesë e këtij procesi.

?Dua të ritheksoj rëndësinë e madhe që merr dialogu politik për kapërcimin e kësaj situate, për të realizuar Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi, që janë të bllokuara?.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ai theksoi detyrimin e politikës e mbi të gjitha mazhorancës për dialogun me opozitën dhe përfshirjen e saj në zgjedhje. Rama tha se politika duhet t'i largohet marrëzisë dhe të thërrasë arsyes për të realizuar zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI komentoi edhe deklaratat e Ministrit të Jashtëm gjerman duke thënë se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara dhe jo të njëanshme.

Sa i përket kandidaturës së presidentit, Rama ritheksoi edhe njëherë se asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi publik i kreut të LSI, Ilir Meta.

Nuk kam çfarë të shkoj për çështjen e presidentit nga sa ka mbajtur qëndrimin publik kreu i LSI pas takimit me kreun e PS. LSI e bëri të qartë qëndrimin e tryezës së asaj dite të takimit PS - LSI duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes edhe të opozitës"./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form