Report TV - Basha-Ramës: Tani që ke Metën pse s'dorëhiqesh e garon me mua

Report TV 2017-07-05

Views 0

TIRANË-Në ditën e 60 të protestës brenda çadrës, ?kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se është i palëkundur në kërkesat e tij, për krijimin e qeverisë teknike që do i hapë rrugën sipas tij, zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryeopozitari i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të garojë përballë tij ?i zhveshur? nga kostumi i kryeministrit. Në fjalë e sipër, Basha sërish përmend dhe ngacmon mbi Ilir Metën.

?Po dil pra zhvishu nga kostumi i kryeministrit dhe garo me mua. Edhe Meta të ka thënë do vij me ty, ç?pret tani liro karrigen pra dhe hapu rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.
E vërteta është se Edi Ramës nuk i mjafton të dalë në zgjedhje të lira e të ndershme, Rama del në garë vetëm kur është i lodhur me një mijë fije të padukshme me krimin e bandat e tij të drogës.

Por sipas Bashës, Rama ka frikë ta bëjë këtë për disa arsye.

"Se po lëshoi karrigen e kryeministrit ndihet inferior para gjykimit qytetar, ka frikë para gjykimit qytetar, se ka lidhur fatin me një grusht oligarkësh.
Pse nuk del i zhveshur nga privilegjet e pushtetit, nga komanda qendrore e narko-trafikëve me ndihmën e së cilëve e more atë karrige dhe po e mban me thonj".

Por sa më shumë kalojnë ditët në çadër, aq më shumë ashpërsohet retorika e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS