Report TV - Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Do ndërhyjmë në 50 blloqe banimi

Report TV 2017-07-05

Views 0

Dy blloqe të tjera banimi, ?Dhimitër Kamarda? dhe ?Kristaq Cipo? në lagjen ?Ali Demi?, janë rikualifikuar plotësisht nga Bashkia e Tiranës, duke u shndërruar në dy hapësira çlodhëse. Banorët e këtyre dy blloqeve kanë tanimë, jo vetëm rrugë të rikonstruktuara, por edhe më shumë hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, mjedise sportive, si edhe hapësira për të moshuarit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ndërhyrje të tilla do të shtrihen edhe në 50 blloqe të tjera përgjatë këtij viti. ?Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin ?Skënderbej?, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë?, theksoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form