Report TV - Një numër pa pagesë për të raportuar dhunën, Luarasi: Shpëtoni një jetë

Report TV 2017-07-05

Views 1

?Shpëtoni jetën e një viktime dhune duke shpërndarë numrin pa pagesë 116 117?.

Kjo ka qenë kërkesa e pedagoges së gazetarisë dhe aktiviste e Shoqërisë Civile, Iris Luarasi, drejtuar studentëve të vitit të dytë të departametit të gazetarisë.

Dhuna në familje vazhdon të jetë një plagë pa shërim në vendin tonë, për sa kohë që shteti ende nuk ka marrë masa dhe çdo tentativë për të përmirësuar situatën bëhet me fondet e të huajve.

?Në gjithë këta 27 vite demokraci, shteti akoma nuk e ka parë të mundur të mbështesi financiarisht këto lloj shërbimesh sepse në vendet e zhvilluara këto lloj shërbimesh mbështeten me fonde shtetërore. Nuk mund të ekzistojnë organizatat e Shocërisë Civile që japin gjithë nihmesën dhe kontributin e tyre për këto familje dhe kjo të bëhet vetëm në ndihmën e donatorëve të huaj?, u shpreh Luarasi.

Miti se dhuna ndodh vetëm mes të varfërve është tërësisht gabim. Viktimat e dhunës janë kudo.

?Dhuna në familje prek këdo. Prek një njeri që është me shkollë të mesme, një njeri pa shkollë, prek një njeri që është me doktoraturë, të pasur dhe të varfër, të alkooliuar ose jo. Janë vetëm mite ato që ne mendojmë se dhuna në familje prek vetëm shtresat e varfëra apo shtresat e pa kulturuara të popullsisë?, u shpreh Iris Luarasi.

Share This Video


Download

  
Report form