Basha pas takimit me ministrin gjerman: Paraqita fakte që çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimet zhvilluara me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, Basha tha se paraqiti fakte të pakundërshtueshme për gjendjen e krimit, drogës dhe rrezikun që i kanosen zgjedhjeve të lira. Ai tha se opozita do të votojë Vettingun vetëm kur 6 ligjet të rikthehen për shqyrtim ne Kuvend ndërsa përsëriti qëndrimin se pa qeveri teknike opozita nuk bëhet pjese e procesit zgjedhor.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk tërhiqet nga qëndrimi për zgjedhjet dhe vettingun edhe pas deklaratave të forta bërë nga Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe ai holandez, Bert Koenders. Basha tha se gjatë takimeve paraqiti fakte të pakundërshtueshme për gjendjen e krimit, drogës dhe rrezikun që i kanosen zgjedhjeve të lira.
Basha: Ështe detyra ime jo në emrin tim, as në emër të Partisë Demokratike, po në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë të paraqisja fakte dhe argumenta të pakundërshtueshme të cilat çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë për gjendjen e krimit në vend, për gjendjen e drogës, për impaktin që ka te zgjedhjet dhe natyrisht rrenën për reformën në drejtësi.
Lulzim Basha tha se Partia Demokratike është e gatshme të votojë vettingun por me kushtin që 6 ligjet të rikthen në Kuvend.
Basha: Partia Demokratike dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë që shkon në funksion të zgjidhjes së kësaj krize politike dhe jo monologje shterpë. PD dhe opozita do të kthehen për të votuar të gjashtë ligjet, kur Edi Rama të zhbëjë thyerjen e paktit. Thyerja e paktit, përvecse qe një akt i pacivilizuar, nuk mund të shpërblehet. Nuk mund të shpërblehet dikush që thyen marëveshjen.
Ai përsëriti qëndrimin se pa qeveri teknike opozita nuk bëhet pjese e procesit zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-rikthehen-per-votim-6-ligjet-e-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form