Ora News – Basha: Opozita do ecë përpara kur të rikthehen 6 ligjet e vettingut

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi rikthimin në Kuvend të 6 ligjeve të vettingut, për të cilat ai tha se Rama ka shkelur marrëveshjen. Pas takimit të dy ministrave gjermanë të jashtëm gjermanë dhe holandez, Basha tha i vendosur se zgjedhje pa qeveri teknike nuk do të ketë.
Basha: Fakti është që Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar 7 ligjet me konsensus. SHBA e detyruan në ligjin që ishin përgjegjës, ligjin për SPAK dhe BKH, BE dështoi ta detyronte ti përmbahej marrëveshjes. 6 ligjet janë pa miratimin e marrëveshjes sepse opozita u përjashtua nga Rama me qëllim kapjen e drejtësisë. Në këto kushte opozita kurrësesi nuk mund të jetë alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Opozita është e gatshme të ulet me mazhorancën që këto 6 ligje të kthehen në frymën dhe gërmën e kushtetutës dhe të komisionit të Venecias dhe vetëm kjo do të mundësojë që opozita të ecë përpara me rolin e saj sa i përket miratimit të këtyre ligjeve dhe zbatimit. Kjo është rruga e vetme, gjithcka tjetër është gënjeshtër dhe propagandë.
Takimi im me ministrin ka zgjatur goxha, ka zgjatur sepse pas deklaratës së bërë nga ana e ministrit, para takimit me mua, ishte detyra ime që në emër të qytetarëve të paraqesja fakte të pakundërshtueshme që çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë për krimin në vend, për drogën, për impaktin që kanë tek zgjedhjet dhe rrenën për reformën në drejtësi. E kam bërë këtë gjë me qetësinë më të madhe dhe mënyrën europiane. Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme sepse kisha mundësinë ta sqaroja, siç nuk kam ndërment ti paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhashë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-rikthehen-per-votim-6-ligjet-e-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form