Report TV - Basha: Shteti i leshit! Arrestoni Saimir Tahirin, pastaj bandat

Report TV 2017-07-05

Views 1

TIRANË-Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përdorur një retorikë jo të zakontë sot lidhur me akuzat ndaj kryeministrit e qeverisë.

?Dëgjoj vetëm një fjalë, ?nuk ka lekë?, ?s?kam lekë?,
Paratë e karburantit, paratë e taksapaguesve, ku shkojnë? I mbledh ky, shteti i leshit. Sepse vetëm për tenderin karburantit tenderon 4.7 miliardë lekë vetë këtë vit.
Duhet të funksionojë shteti i leshit, apo republika e vjetër. Gazetarët më thonë, mos e përdor më këtë fjalë. Po Rama sa herë thotë, do bëjmë shtet e ka fjalën për shtetin e leshit, për atë që iu merr shpirtin qytetarëve?, u shpreh Basha sot nga cadra e opozitës.

Kryetari i opozitës u ndal më pas dhe në arrestimet për drogën e kaluar përmes portit të Durrësit duke kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit.
?Përgëzoj prokurorinë për arrestimin e 18 personave. Drogën e bën shteti i krimit, sepse 18 të arrestuarit janë ushtarët. Niseni me arrestimin e Tahirit dhe përfundojeni me kreun e Bandës?, tha Basha.

Kjo kërkesë e Bashës mbi arrestimin e Tahirit, pason atë të pak ditëve më parë ku, përmendi dhe arrestimin e kryeministrit Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS