http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festa e pashkëve ishte nje moment per kryetarin e kuvendit Ilir Meta, qe te përsëriste thirrjen per dialog mes maxhorances dhe opozitës. Pas vizitës ne kishën ortodokse, Meta ka theksuar nevojën e dialogut, apel te cilit iu bashkëngjit edhe kreu i bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj.?Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Frençeskut për të ripërtërirë edhe dialogun për të rritur kapacitetet për të dialoguar. Sepse dialogu, bashkëpunimi, janë themelet e një shprese për një të nesërme më të mirë. Dhe kështu shpresojmë që këto Pashkë të sivjetshme të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë.? E ndërsa negociatoret ende nuk kane gjetur nje marrëveshje per takimin mes Rames e Bashes, ne kete dite feste te paktën lideri i opozitës shtrëngoi duart me numrin dy te socialisteve Gramoz Ruçi. Vete kreu i PD Basha urimin e pare per pashkët e beri ne çadrën e protestës, duke premtuar se opozita nuk tërhiqet deri ne realizimin e kërkesave te saj.