Report TV - Kriza, takohen negociatorët e PS dhe të PD, por pa rezultat

Report TV 2017-07-05

Views 0

Pas 57 ditëve protestë nga opozita dhe thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët, më në fund ka ardhur takimi i parë mes PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Dy të mandatuarit nga PD dhe PS, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla janë takuar për rreth një orë për të gjetur një formulë për t?u ulur në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur ngërçin politik ku është futur vendi prej rreth dy muajsh.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy të mandatuarit kanë qartësuar pozicionet, negociatori i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar kërkesën për qeveri teknike dhe mandatin e saj për përgatitjen e zgjedhjeve.

Takimi i parë nuk ka prodhuar rezultate duke përfunduar pa sukses, pasi PS kërkon dialog në tryezë pa kushte, ndërsa opozita qëndron te kërkesa për qeveri teknike me cdo kusht.

Por, Balla dhe Bylykbashi kanë lënë të hapur mundësinë e një takimi të dytë për përgatitjen e një takimi të mundshëm Rama-Basha.

Takimi i dy negociatorëve erdhi pas paktit që arritën sot PS dhe LSI ku kërkohet ndërhyrja nga jashtë, konkretisht e Partisë Popullore Europiane ku Partia Demokratike është anëtarësuar që të ndërhyjë në zhbllokimin e situatës.

Share This Video


Download

  
Report form