Report TV - Kriza, Meta: Jo konflikte dhe frymë përjashtuese, zgjidhje

Report TV 2017-07-05

Views 0

Referuar krizës politike ku ndodhet vendi pas bojkotit të opozitës, kryetari i LSI, Meta gjatë një takimi me vajza dhe gra të Njësisë administrative 1 në Tiranë u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë që kujdeset dhe zgjidh hallet e qytetarëve dhe jo për konflikte apo frymë përjashtuese.

?Ne duam një politikë ku shoqëria, debati, vendimmarrja të përqendrohen te çështjet dhe te zgjidhja e tyre.

Nëse ne do të ecim me paragjykime dhe me frymën e përjashtimit ne do të mbetemi këtu ku jemi që diskutojmë në 27 vjet demokraci a do kemi zgjedhje apo jo, si do bëhen zgjedhjet?.

Meta ka vlerësuar rolin e grave e vajzave në familje dhe shoqëri, teksa rikonfirmoi bindjen e tij për rritur rolin e gruas në vendimmarrje.

?Fuqizimi i gruas, është fuqizimi i familjes, është fuqizimi i vlerave më të mira të shoqërisë sonë. Gruaja dhe nëna është bërthama e familjes, është bërthama e shoqërisë dhe padyshim që është edhe kolona vertebrale e atdheut.

Ne besojmë te këto vlera pasi janë të rëndësishme për një shoqëri të përgjegjshme, për një familje të përgjegjshme dhe të shëndetshme dhe për t?i vënë një fre këtij egoizmi të sotëm?, - u shpreh Meta

Share This Video


Download

  
Report form