Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 11: 48 Koalicioni PS-LSI ka shprehur vullnet për të nisur një dialog pa kushte me opozitën me asistencën e Partisë Popullore Europiane. Për këtë ata do i drejtohen zyrtarisht kreut të PPE-se.
E deklaroi kryetari i LSI-se, Ilir Meta pas perfundimit te takimit me kryetarin e PS-se, Edi Rama lidhur me zgjidhjen e krizës politike.
Do i drejtohemi zyrtarisht PPE
Ilir Meta:Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur mos besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore |Europiane ku PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta.
S?do japim emer per presidentin pa dialoguar me opoziten
Gjithashtu Meta deklaroi se nuk do të paraqesin kandidaturë për president pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensus me opozitën.
Ilir Meta: Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, pa mbështetur asnjë kanidaturë pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensus edhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxhorancë ka 90 vota gati në parlament. Nuk do paraqesim kandidaturë sepse duam që presidenti të jetë konsensual.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-meta-takohen-sot-ne-oren-1000/