Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin John McCain, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Senatori McCain biseduan mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, situatën politike në vend si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Duke vlerësuar kontributin personal në vite të Senatorit McCain, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në shërbim të forcimit të kredencialeve demokratike të vendit tonë si dhe të paqes e stabilitetit në rajon.
Meta vuri në dukje se, duke marrë në konsideratë peshën e veçantë të Shqipërisë në rajon, politika ka për detyrë të tregohet më e përgjegjshme brenda vendit për të krijuar klimën e duhur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta bashkëkohore.
Meta gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe në veçanti ndaj avancimit të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe trafiqeve të lëndëve narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-mccain-te-krijohet-klima-per-zgjedhje-me-standarde/