Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një duel batutash mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Basha është kthyer ftesa për një tryezë dialogu mes palëve për të zgjidhur krizën politike në vend.
Sipas kryeministrit, lideri demokrat ka frikë nga dialogu ndërsa thekson se është hera e parë që një opozitë refuzon dialogun me qeverinë.
Kreu i demokratëve Basha, i lajmëruar nga stafi për fjalimin e kryeministrit, replikoi duke i kërkuar kryeministrit të caktojë negociatorin e tij për të caktuar modalitetet e dialogut.
Të dy liderët janë shprehur se kjo situatë e ka kthyer Shqipërinë në gazin e botës
Edi Rama: Është opozita zyrtare dhe jo qeveria, që refuzon dialogun. Ti e ke numrin tim të telefonit Lulëzim. Zyra jote e ka numrin e telefonit të zyrës time. Ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë. Për të mirën e të gjithëve në radhë të parë, por pa diskutim për të mirën e zgjedhësve të tu, të partisë tënde dhe tënden personalisht. Po pres Lulëzim! Mos na turpëro të gjithëve se realisht ka filluar të na qeshë bota!
Lulzim Basha: Sot janë mbushur 8 ditë kur t?i duhet t?i përgjigjesh ftesës që re dakord të mërkurën e javës së kaluar. Zgjidhe vetë vendin dhe orën por nuk do të vij të bëj fotografi dhe monologje shterpë me zotërinë tënde, se nuk më merr dhe as nuk më ka marrë malli të bëj fotografi me ty. . Cakto negociatorin dhe bëj gati dialogun. Nuk do ta takojmë për përshesh me groshë. Numrin e negociatorit tim e ke tash tetë ditë. Bëhu burrë ndahu nga krimi. Ti që thua qenkemi bërë gazi i botës, kur ti në fakt je bërë turpi i Europës. Shndërrove një vend anëtar të NATO në Kolumbi brenda një viti për karrigen tënde
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dialog-me-korrespondence-duel-batutash-rama-basha/