Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e drogës në vend ka alarmuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Prokurinë e Durrësi.
Adriatik Llalla: ?Prokuroria e Durrësit të intensifikojë hetimet në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike pasi tashmë jemi të qartë se porti i Durrësit është kthyer në vend nga i cili transportohet në mënyrë të vazhdueshme lëndë narkotike.?
Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.
Po ashtu takimi vjen edhe një ditë pas deklaratë së kreut të PD, Lulzim Basha se në Manzë ndodhet një magazinë me 100 ton kanabis.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-gjirin-e-lalzit-llalla-zbarkon-ne-prokurorine-e-durresit/