http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gara bëhet edhe më e fortë në ?Do You Have an Idea?. Ndryshe nga puntatat e kaluara në këtë takim me sipërmarrësit e rinj u vlerësuan dy ide fituese. Olgert Elezi me projektin ?My pro Care? ishte fituesi me vota të plota i mbrëmjes së gjashtë së ?Do You Have an Idea?.Konkurrenca ka qenë e fortë, ndaj edhe nuk ka mjaftuar vetëm votim i zakonshëm i panelit të jurisë, nëse një projekt kalon apo jo.Edhe pse Kamila dhe Alma Hyseni u vlerësuan për projektin ?Mama mjalta?, mbështetja financiare nga paneli i sipërmarrësve të suksesshëm shkoi për artizanen e natyrës Hajre Dervishi.Pesë ide biznesi të tjera biznesi do të prezantohen edhe të enjten tjetër në Vizion Plus nënë formatin ?Do You Have an Idea?.Ndaj, në studiot e Tring janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë një ide biznesi. Turjan Hyska dhe stafi i ?Do You Have an Idea? ju mirëpret, ndërsa takimin e radhës ua rezervon mbrëmjen e së premtes në Vizion Plus e platformën Tring.