SARANDË- Një 32- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia pasi iu gjetën në hotelin në pronësi të tij 22.5 kg kanabis.
Në pranga ka rënë Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në hotelin e tij, në një nga dhomat u gjetën 22.5 kg kanabis.
Droga ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike të cilat u sekuestruan nga Policia.